OVL e UÇPMB-së uron të gjithë shqiptarët për “28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar”

OVL e UÇPMB-së uron të gjithë shqiptarët për “28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar”

Preshevë, 26 nëntor 2011 - Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e Botës: Gëzuar Festat e Nëntorit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, daljen në skenë të UÇPMB-së në ZO-Preshevës.

Bazament i këtyre festave është Dita e Flamurit Kombëtar!

28 Nëntori, një datë emblematike në memorien e kombit tonë….Mbetet një krye datë për ne shqiptarët. Do të shërbeje çdo here si një tempull,ne pragun e së cilit përpara se te hymë do dëgjojmë sigurisht gjëmimet shekullore te historisë!!!

Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Trojet tona u vaditen me gjakun e bijve tanë më të mirë. Ata ranë në fushën e betejës për këtë flamur,duke u bërë simbole të krenarisë shqiptare,shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja.

Emri i tyre u bë flamur,ngase ata lindën u edukuan u rriten dhe u shuan për mëmëdheun, duke qene gjithmonë e gjithherë në shërbim te shqiptarizmit.

Sot një pjesë e shqiptarëve jetojnë të lirë, por me besimin dhe vullnetin e mire ,se në një të ardhme të jemi të gjithë bashkë,nën një shtet dhe nën një flamur. Ndaj detyra e sfida te mëdha na presin përpara, për te realizuar amanetin e atyre që ranë.

Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë.

Të punojmë që festat e tjera të Nëntorit të na gjejnë të Bashkuar në një shtet të vetëm.

Lavdi atyre qe u flijuan për këtë ditë, respekt te përjetshëm, thuhet në urimin e OVL të ish UÇPMB-së.